Çmime ndërkombëtare për JUSY Limonadë dhe Pjeshkë
Shija e tyre autentike, unike dhe e pakrahasueshme u nderua me SUPERIOR TASTE AWARD.
Limonada u vlerësua me 3 yje, vlerësimi më i lartë i Institutit Ndërkombëtar të Shijes.
Juria përbëhet nga më shumë se 250 ekspertë profesionistë të shijes, anëtarë të shoqatave më të famshme të kuzhinierëve dhe somelierëve. Eventi u zhvillua në Bruksel të Belgjikës, ku më shumë se 4500 produkte ushqimore dhe pijesh nga e gjithë bota u vlerësuan nga Instituti, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën e saj.
Gëzojeni ekuilibrin perfekt dhe shijen e zgjatur të limonadës dhe pjeshkës sonë fituese!



